LAJMI I FUNDIT:

Fermerët : Nuk kemi treg për prodhimet

Fermerët : Nuk kemi treg për prodhimet

Fermerët e Divjakës nuk janë të kënaqur, pasi një vit më parë prodhimet e bollshme gjeten treg të konsiderueshem, por këtë vit fermerët thonë se pas shumë muajsh pune janë detyruar të hedhin prodhimet e tyre.

Çmimet e shitjes kanë rënë ndërsa këtë vit nuk ka as tregtarë të huaj që të blejnë prodhimet e tyre si më parë. Çmimet e shitjes në një treg të fermerëve në Lushnjë janë gati tre herë më të ulëta se çmimet e shitjes në tregun me pakicë. Kjo situatë pothuajse i ka nxjerrë me humbje të mëdha prodhuesit e Lushnjës dhe Divjakës.

Fermeret thonë se këtë vit ka shumë më pak tregtarë nga Kosova që vijnë dhe furnizohen me prodhimet e stinës në Myzeqe. /Telegrafi/