LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj, grumbullohen mbi 200 mijë euro në mbrëmjen humanitare

Ferizaj, grumbullohen mbi 200 mijë euro në mbrëmjen humanitare

Shembullin për të organizuar një mbrëmje bamirësie e ndoqi kësaj radhe edhe komuna e Ferizajt. Natën e mbrëmshme në këtë komunë u mblodhën mbi 200 mijë euro. Ky organizim u bë nën patronatin e Drejtorisë komunale të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Këshillit të Veprimit Lokal të Ferizajt.

Bujarin e qytetarëve që dhuruan këtë shumë parash e vlerësoi shumë edhe kryetari i kësaj komune Muharrem Svarqa.

Nisma e të rinjve për të organizuar një mbrëmje bamirësie ishte mjaft prekëse për të. “Ky organizim tregon se preokupimi i të rinjve tanë është mirëqenia e të gjithë qytetarëve dhe se brenga e tyre është gjendja e rënduar e personave dhe e familjeve që ende nuk e kanë një strehë mbi kokë, e cila u plotëson kushtet elementare për jetesë. Është, pra, prekëse ndjenja fisnike e këtyre të rinjve, të cilët, përkundër moshës dinamike dhe problemeve jo të pakta që kanë, për shkak të rrethanave shoqërore- ekonomike, nëpër të cilat po kalojmà « si shoqëri dhe si vend, janë përfshirë nga ndjenja e humanitetit dhe u kanë kushtuar vëmendje njerëzve në nevojë”, ka thënë kryetari Svarqa.


Më tej Svarqa ka thënë se e ka vendosur ta mbështes pa hezitim këtë nismë, në mënyrë që t’u gjenden pranë personave që përballen me vështirësi sociale, sidomos ata që nuk kanë strehim.

Njëkohësisht, kreu i Ferizajt ka bërë publik informacionin mbi ndërtimin e një shtëpie për një familje skamnore , së bashku me gjithë ekzekutivin komunal. Sidoqoftë, kjo gala mbrëmje ka pasur një sukses shumë të madh.

E përpos shumës që kapte shifrën mbi 200 mijë euro, nga bizneset e ndryshme të Ferizajt, por edhe nga organizata të ndryshme jo qeveritare u grumbulluan edhe gjësende të ndryshme për familjet skamnore.

Si të suksesshme këtë mbrëmje e vlerësoi edhe drejtori i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale Burim Karameta. “Bizneset ferizajase edhe këtë herë e kanë dëshmuar bujarinë e tyre për rastet skamnore të qytetit tonë. Pas grumbullimit të këtyre mjeteve, ne planifikojmë të ndërtojmë 30 shtëpi duke shtuar aty edhe buxhetin e komunës së Ferizajt, por edhe premtimet që kemi nga niveli qendror për këtë çështje. Unë mendoj se do të realizojmë shumicën e 134 kërkesave për kulm mbi kokë nga ana e familjeve skamnore. Gjithashtu jemi në proces edhe të shpërndarjes të rreth 40 banesave, të cilat janë në administrim të komunës së Ferizajt”, është shprehur Karameta.

Ndërkaq Bonita Salihu nga KVRL është shprehur tejet e kënaqur me organizimin dhe rezultatin e arritur.

Gala mbrëmja humanitare ishte e para ngjarje e këtij lloji në qytetin e Ferizajt. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori