LAJMI I FUNDIT:

Ferguson: Van der Sar na ka mbajtur në lojë

Ferguson: Van der Sar na ka mbajtur në lojë

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson thotë se Edwin van der Sar i ka mbajtur ata në lojë në takimin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve përballë Bayern Munich.

Bayerni përmbysi Manchester United me rezultat 2-1, por mund ta kishte fituar ndeshjen e parë me një rezultat shumë më të thellë po të mos ishte Va nder Sar.

“Edwin na kurseu kohë përsëri. Ai bëri disa mbrojtje fantastike dhe na mbajti në lojë. Po, ne kishim disa shanse, por Edwin ishte ai që na mbajti në lojë. Nuk ishte një gol i mirë për të humbur, por ndeshja e dytë është në shtëpi tonën dhe besoj se kemi shanse të mëdha”, ka thënë Ferguson.

“Bayern ishte ekip më i mirë, nuk mund të ankohemi për këtë, por jemi më të mirë se ta në posedim”, ka shtuar skocezi./Telegrafi/