LAJMI I FUNDIT:

Ferguson: Valencia po përshtatet mirë

Ferguson: Valencia po përshtatet mirë

Antonio Valencia ka filluar të përshtatet mirë në Manchester United, sipas menaxherit të klubit anglez Sir Alex Ferguson.

Ekuadoriani, i cili erdhi në Manchester nga Wigan Athletic gjatë kësaj vere, shënoi golin e parë me United në Ligën Premier në fitoren ndaj Boltonit gjatë vikendit dhe e përsëriti atë duke shënuar edhe golin e fitores në takimin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve ndaj CSKA Moskës.

“Ai ka qenë disa pikë plus në dy javët e fundit. Ai është duke u adaptuar në klub, vetëbesimi i tij është më i fuqishëm dhe ai ka vlera të larta, fuqi, ekuilibër, këmbë dhe një harkim të mirë të topit”.

“Ajo ku ai nuk ishte dëshmuar ishte aftësia për të shënuar gola. Kemi thënë kur nënshkruam me të se kjo do të ishte sfida e tij për t’u përmirësuar si futbollist. Tash ai ka shënuar dy gola në dy ndeshje dhe kjo do t’i ndihmojë atij”, ka thënë trajneri skocez./Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo bëhet lojtari i parë që arrin 900 gola në karrierë, festa e tij emocionuese përmbledh arritjen e pabesueshme

Ronaldo bëhet lojtari i parë që arrin 900 gola në karrierë, festa e tij emocionuese përmbledh arritjen e pabesueshme

Ndërkombëtare
Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

La Liga
Ylli i Real Madridit pëson lëndim, largohet nga grumbullimi me kombëtaren

Ylli i Real Madridit pëson lëndim, largohet nga grumbullimi me kombëtaren

La Liga
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi

Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi

Serie A
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga

Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"

Premier League
Dita e ndeshjes: Kosova nis edicionin e ri të Ligës së Kombeve si nikoqir i Rumanisë

Dita e ndeshjes: Kosova nis edicionin e ri të Ligës së Kombeve si nikoqir i Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori