LAJMI I FUNDIT:

Ferguson: Rooney mungon 2 deri në 3 javë

Ferguson: Rooney mungon 2 deri në 3 javë

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka konfirmuar se sulmuesi i tij kryesor, Wayne Rooney, pritet të mungojë vetëm tri javë pas lëndimit të marrë në ligamentet e nyjës.

“Ne mendojmë se ai do të mungojë dy deri në tri javë. Nuk është dhe aq serioze siç kemi menduar në fillim. Ndoshta këto tri javë ai do mungojë në ndeshjet e rëndësishme, por me rëndësi është që ai të rikthehet para se të përfundojë sezoni”.

“Nuk bëhet fjalë për dëmtim serioz në asht, apo për ndonjë dëmtim të rëndë në ligamente”, u shpreh Ferguson. /Telegrafi/