LAJMI I FUNDIT:

Ferguson: Rooney kthehet ndaj Cityt

Ferguson: Rooney kthehet ndaj Cityt

Sir Alex Ferguson ka caktuar 17 prillin si datën e rikthimit të sulmuesit kryesor Wayne Rooney, pikërisht në derbin e qytetit të Mançesterit, kundër Manchester Cityt.

“Unë mendoj se ai do të kthehet pas tri javësh dhe mund të them se ai do të rikthehet ndaj Manchester Cityt. Ai ka kohë ende për të pasur ndikim këtë sezon. Nëse kalojmë Bayernin, ai do të jetë gati për gjysmëfinalet”.

Sipas të gjitha gjasave, Rooney nuk luan ndaj Bayernit, ndeshje në të cilën Manchester United do të hyjë me dizavantash prej 2-1 nga ndeshja e parë. /Telegrafi/