LAJMI I FUNDIT:

Ferguson mund të suspendohet deri në pesë ndeshjes

Ferguson mund të suspendohet deri në pesë ndeshjes

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, përballet me suspendim prej pesë ndeshjes, bëjnë të ditur mediat angleze.

Mail on Sunday shkruan se gëzimi i Ferguson për marrjen e kreut në Ligën Premier mund të pësojë një goditje të hënën nga një akuzë e FA e cila mund të rezultojë me qëndrim të menaxherit deri në pesë ndeshje jashtë fushe.

Manchesteri dje fitoi me rezultat 2-1 ndaj Bolton Wanderers dhe zëvendësoi Chelsean në maje të tabelës. Por Sir Alex mund të përballet me një shqetësim tjetër, për shkak të reagimit të tij ndaj referit Alan Wiley në barazimin 2-2 ndaj Sunderlandit, dy javë më parë./Telegrafi/