LAJMI I FUNDIT:

Ferguson: Arsenali kërcënim për titull

Ferguson: Arsenali kërcënim për titull

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se Arsenali tash është një kërcënim i madh për titullin e Ligës Premier.

Djajtë e kuq shënuan fitore në të dy ndeshjet përballë topçinjve këtë sezon, por këta të fundit vazhdojnë edhe më tej të jenë në garën për titull.

“Duhet të jeni të fokusuar dhe të siguroheni se nuk bëni gabime. Ne humbëm ndeshjen e javës së kaluar kundër Evertonit dhe mendoj se ishin ca të lodhur, por po ringjallemi”.

“Ishte një rezultat i mirë për ne që Chelsea humbi të shtunën, dhe Arsenali tash është një kërcënim tjetër. Ata e kanë orarin më të lehtë në letra dhe do të jetë një pjesë interesante e kampionatit”, ka thënë Ferguson./Telegrafi/