LAJMI I FUNDIT:

Ferdinand nuk luan në Botëror

Ferdinand nuk luan në Botëror

Menaxheri i Anglisë, Fabio Capello, ka zbuluar lajme jo të mira për opinionin futbolldashës anglez, pasi që njoftoi se Rio Ferdinand është lënduar gjatë stërvitjeve.

“David James ka pasur një problem në gju, por jo të madh. Barry ka filluar të stërvitet me ekipin. Ai po përmirësohet çdo ditë dhe po bëhet më mirë e më mirë. Një lajm tjetër i keq është lëndimi i momentit të fundit i Rio Ferdinand. Ai ka shkuar në spital dhe nuk e dimë se cilat janë pasojat. Ishte një duel normal në stërvitje”, tha Capello.

Sipas njoftimeve nga Afrika e Jugut, ku dhe po qëndron shtabi i kombëtares angleze, Rio Ferdinand ka lënduar ligamentet e gjurit, ashtu që do të mungojë në Kampionatin e sivjetmë Botëror.

Vendin e tij pritet ta zë Michael Dawson, ndërsa kapiten do të jetë ikona e Liverpoolit, Steven Gerrard. /Telegrafi/