LAJMI I FUNDIT:

Ferdinand i ngazëllyer me shiritin e kapitenit

Ferdinand i ngazëllyer me shiritin e kapitenit

Rio Ferdinand është kapiten i Anglisë, ndërsa këtë detyrë do ta bartë për herë të parë në jetën e tij, pasi John Terryt iu mor shiriti i kapitenit nga Fabio Capello, për shkak të skandalit të mirënjohur.

“Të jem kapiten është një nder fantastik dhe përgjegjësi për të cilën po përgatitem. Por, nuk është diçka që do të më ndryshojë, unë do të sillem në të njëjtën mënyrë.

“Edhe më parë unë isha krijuar për të qenë kapiten, lojtarët e rinj më njihnin si njeriun të cilit duhet t’i shpreheshin, në një mënyrë, është më e rëndësishme se sa të jem kapiten. Kur keni përvojë nëpër gara të mëdha, jeni në gjendje për të qenë njeriu që të rinjtë kanë nevojë t’i shprehen”, u shpreh Ferdinand për AP. /Telegrafi/