LAJMI I FUNDIT:

Ferdinand ende i etur për trofe

Ferdinand ende i etur për trofe

Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, ka thënë se ai ende ka uri të madhe për të fituar ndeshje dhe trofe, ashtu siç ka pasur viteve të kaluar kur ka triumfuar me djajtë e kuq.

“E para dhe më e rëndësishmja, unë jam një futbollist dhe fitimi i trofeve është gjithçka për mua”, ka thënë Ferdinant për News of the World.

“E di ku qëndrojnë prioritetet e mia. Unë jam më i përkushtuar se kurrë. Lufta ende është aty dhe uria po ashtu. Uria dhe dëshira për të fituar ende është e njëjtë. Asgjë nuk ka ndryshuar”, ka shtuar anglezi./Telegrafi/