Derisa vajzat e Barack Obamas festojnë ditëlindjet adoleshente, bijtë e ish-presidentëve tjerë amerikanë kanë kohë që janë rritur. Disa janë prindër, disa politikanë, disa të suksesshëm e disa ende të varur nga prindërit.

Barron Trump, i biri i njëmbëdhjetë i presidentit Donald Trump, është i fundit që u zhvendos në Shtëpinë e Bardhë.
“Mezi presim kujtimet që do t’i krijojmë në shtëpinë e re”, ka shkruar në Twitter, zonja e parë Melania Trump.
Por, derisa ata u larguan nga Kulla Trump për në shtëpinë më të njohur, çfarë bëjnë fëmijët e presidentëve tjerë që janë larguar nga aty?

Dy vajzat e Obamas ende janë të reja, ndaj jetojnë pa telashe. Maila në vjeshtë do të shkojë në Harvard, aty ku studiuan prindërit e saj, Barack dhe Michelle Obama. Ndërkaq, motra e saj Sascha është duke përgatitur një festë glamuri për ditëlindjen e saj të 16-të.


Jenna Bush Hager, e bija e George W. dhe Laura Bushit është korrespondente për emisionin “Today” në NBC dhe redaktore e revistës “Living Southern”. Vajza tjetër, Barbara Bush Pierce, themeloi organizatën jofitimprurëse “Global Health Corps” për shëndetësi më të mirë, për çka viziton shtete të ndryshme të botës. Në mars ka marrë pushim meqë do të bëhet nënë.

Chelsea është vajza e çiftit Bill dhe Hillary Clinton. Ajo është zëvendëspresidente në Fondacionin “Clinton” dhe është krye të grupit për përfaqësim ligjor – kur është fjala për shëndetin global. Këtë vit publikoi një libër për fëmijë, “She Peristed”, me rrëfimet për 13 gra të ndryshme që kaluan të gjitha pengesat për të arritur qëllimet, shkruan Business Insider, transmeton Telegrafi.





John E. “Jeb”, i biri i George dhe Barbara Pierce Bushit, ishte në garën për president më 2016 – në anën republikane – ndërsa ishte guvernator i Floridës. Vëllai i tij Niel është drejtor i shkollës “Bush School of Government and Public Service” në Teksas, ndërsa ka themeluar edhe kompaninë e programeve Ignite! Marvin Bush ishte partner në kompaninë e investimeve në Washington, “Winston Partners”. Dorothy Bush Koch merret me punë humanitare dhe shkruan libra. Ajo punon edhe në Fondacionin që ka themeluar nëna e saj.



Ish-aktori Ronald Reagan dhe gruaja e tij Nancy kishin tre fëmijë. Michael u adaptua nga Ronaldi dhe gruaja e tij e parë Jane Wyman (dy fëmijë të këtij çifti tashmë kanë vdekur). Ky që 26 vite udhëheq një emision politik dhe është gjithashtu president i fondacionit të trashëgimisë së Reganit. Vajza e çiftit Reagan, Patti Davis përfaqëson njerëzit që vuajnë nga Alzheimeri. Ajo ka shkruar shumë libra, por ka edhe një blog. Ron Reagan ka sprovuar veten në disa karriera para se të bëhej gazetar dhe analist politik në MSNBC.


Vajza e Lyndon dhe Lady Bird Johnson, Lynda Bird Johnson Robb, avokon për të drejta të barabarta për gra dhe minoritete. Ndërsa, motra e saj Luci Baines Johnson udhëheq kompaninë që nëna e saj e ka formuar para 70 vitesh – LBJ Asset Management, transmeton Telegrafi.


Tricia Nixon Cox, e bija e Richard dhe Pat Ryan Nixonit, bën jetë të qetë me familje në Manhattan, ndërsa motra Julie Nixon Eisenhower është martuar në një familje tjetër presidenciale, me nipin e presidentit Dwight Eisenhower.




Michael Ford, i biri Gerald dhe Betty Fordit është i angazhuar në Universitetin Wake Forest. Vëllai i tij Jack është themelues i revistës Outside, ndërsa Steven – pos si aktor – është shef i fondacionit “Gerald R. Ford”. Motra e tyre Susan Ford Bales ka punuar si fotoreportere.




Jack Carter i biri i Jimmy dhe Rosalynn Carterit, ka kaluar pjesën më të madhe të jetës duke u marrë me financa. Vëllai Chip është marrë pak me politikë dhe disa biznese të paqarta. Jeff Carter kishte kompani të kompjuterëve që ka punuar për organizata të mëdha e që më vonë kollapton, ndërsa motra Amy Lynn Carter është ilustruese e librave të fëmijëve.

Ndërkaq, një pinjollë e familejs Kennedy, Caroline, e bija e John dhe Jacqueline Kennedy Onassisit, pas nëntë bestsellerëve ka vendosur që vitin e ardhshëm të hyjë në garën për Kongres. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker