LAJMI I FUNDIT:

Federer në çerekfinale, Murray në shtëpi

Federer në çerekfinale, Murray në shtëpi

Roger Federer u kualifikua në çerekfinale të French Open, pas fitores së lehtë ndaj bashkëkombësit Stanislav Wawrinka, duke vazhduar ecurinë e mirë pa asnjë set të humbur.

Federer u tregua përsëri ‘i hekurt’ duke e mposhtur Wawrinkan me rezultat 6-3, 7-6 dhe 6-2, ndërsa në çerekfinale takohet me suedezin Robin Soderling që mposhti kroatin Marin Cilic.

Numri një i Britanisë, Andy Murray, u desh të përshëndetet nga French Open, pasi që u mposht nga bartësi i 15-të, çeku Tomas Berdych me rezultat 6-4, 7-5 dhe 6-3, për dy orë e 16 minuta. Berdych në çerekfinale takohet me rusin Mikhail Youzhny. /Telegrafi/