LAJMI I FUNDIT:

Familjet më të pasura të Amerikës

Familjet më të pasura të Amerikës

Vetëm para pak kohësh janë publikur njerëzit më të pasur të Amerikës dhe pas kësaj publikohen prej medias edhe 60 familjet amerikane më të pasura. Amerika një prej vendeve më të pasura të botës publikon gjithashtu dhe familjet më të pasura e më me influencë.

Familjet më të pasura kanë krijuar perandori në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, ato janë mjaft të njohura edhe prej emrit si në SHBA ashtu dhe në botë. Këto familje janë oligarkia demokratike e Amerikës pasi ato zotërojnë dhe vendosin për shumë shumë gjëra në ekonomi.

Familjet më të pasura emërtohen ndryshe dhe si një qeveri de facto, apo si qeveria e parave dhe dollarëve në demokraci. Në vendin e parë qëndron familja Rokfeller një emër mjaft i dëgjuar, familja e dytë është familja Morgan dhe në të tretin familja Ford e dëgjuar për markën e makinës së famshme me të njëjtin emër Ford.

Por historia më interesante ndërmjet këtyre familjeve të pasura është ajo e familjes Dypon. Kjo familje e cila emigroi nga Franca në SHBA në vitin 1800 zotëron një pasuri prej 150 miliard dollarë.


Por veçantia qendron dhe në faktin se ajo është një familje e cila përbëhet prej 1600 anëtarë ose siç mund ta quash ndryshe një miniperandori brenda një shteti të madh si Amerika. Kjo familje pozicionohet në vendin e nëntë në listën e familjeve më të pasura.

1 Rockefeller Family Standard Oil
2 Morgan Family J. P. Morgan & Co.
3 Ford Family Ford Motors
4 Harkness Family Standard Oil
5 Mellon Family Aluminum Company
6 Vanderbilt Family NY Central R&R
7 Whitney Family Standard Oil
8 Standard Oil Families Standard Oil
9 Du Pont Family DuPont
10 McCormick Family International Harvester, Chicago Times