Familja Mehana nga rajoni i Mitrovicës nuk po pajtohet me faktin se familjarja e tyre, Florinda Mehana vdiq si pasoj e prekjes nga virusi AH1N1. Ata thonë se mjekët në QKUK janë fajtor për vdekjen e nuses se tyre e cila kishte shkuar në Klinikë për të lindur vajzën që po e prisnin pas nëntë vjetësh martesë. Familja paralajmëron kallëzim penal. Ndërsa mjekët në QKUK mohojnë akuzat e familjes së viktimës.
Kanë hapur derën për ngushëllime. Familja Mehana nga fshati Akrashticë e Vushtrrisë këtyre ditëve ka humbur nusen e shtëpisë 31 vjeçare, Florindën.
Ajo vdiq në Klinikën Infektive në QKUK. Në fund të Janarit ishte hospitalizuar në Klinikën Gjinekologjike dhe po priste lindjen e vajzës pas nëntë vjetësh martesë. Pas lindjes me prerje cezariane, Florindës iu keqësua gjendja dhe vdiq.
Mjekët u thanë familjarëve se Florinda ishte prekur nga gripi i derrit, por kjo diagnozë për ta është e pa besueshme. Bashkëshorti, Fatmiri thotë se gruaja i vdiq nga pakujdesia e mjekëve. Ai kërkon që mjekët në QKUK, të japin llogari për vdekjen e bashkëshortes.
Vëllai i Florindës, Afrimi që jeton në Gjermani, nuk pajtohet më diagnozën e mjekëve se motra e tij vdiq nga gripi i derrit. Ai thotë se u.d. i Klinikës Infektive, Shemsedin Dreshaj, i kishte thënë se pacientja në klinikën e tij kishte ardhur e infektuar, transmeton RTK.
“Nuk ma merë mendja që motra ka vdekur prej gripit. Ajo asnjëherë në Klinikë nuk ka qenë e izoluar kur dihet që gripi i derrit po cilësohet epidemi botërore. Edhe kufomën kur e kemi nxjerr nga Klinika është për të të ardhur keq. Qysh mundet nëna me pas gripin e fëmija me lind shëndosh e mirë. Kjo është veç më i mbulua të metat e veta mjekët”, thotë ai.
Ushtruesi i detyrës swi Drejtorit të Klinikës Infektive, Shemsedin Dreshaj, nuk ka pranuar të flas para kamerës, ndërsa nëpërmjet telefonit ka thënë se pacientja është transferuar nga Klinika Gjinekologjike në Klinikën Infektive me gjendje të rëndë. Ai shtoi se pacientja ka pasur edhe komplikime të tjera përveç virusit AH1N1.
Ndërsa uhshtuesja e detyrës sw drejtorit të Klinikës Gjinekologjike, Myrvete Paçarada thotë se pacientja është pranuar në Gjinekologji me gjendje jo të mirë por gjatë trajtimit nuk është konstatuar se ishte prekur me këtë virus.
”Me qëllim që të shpëtohet nëna dhe fëmija, ne kemi kërkuar që të ndërpritet shtatzënia. Me datën 29 janar pacientja ka lindur vajzën me prerje cezariane. Ndërsa me 2 shkurt gjendja e saj është keqësuar dhe e kemi transferuar në intensiven qendrore të QKUK-së, për shkak të respiratorit”, thekëson Paçarada.
RTK ka provuar për disa ditë radhazi që lidhur me rastin të marrë përgjgije edhe nga Drejtori Ekzekutiv i QKUK-së, Njazi Gashi, por ai nuk ka pranuar të flas me arsyetimin se rasti ndërlidhet me Klinikën Obstetrike Gjinekologjike dhe atë Infektive, të cilët kanë drejtorët e tyre.
Familjet Jashari dhe Mehana thonë se do të ndjekin të gjitha rrugët deri në zbardhjen e vdekjes së vajzës dhe nuses së tyre Florindës. Sipas tyre, nëse do të ishte e vërtet diagnoza që mjekët kanë përshkruar në fletëlëshim vetë këta të fundit do ta kishin publikuar në media si në rastet e mëhershme e që një gjë e tillë nuk ka ndodhur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak