LAJMI I FUNDIT:

Falen të gjitha detyrimet deri në fund të vitit 2008

Falen të gjitha detyrimet deri në fund të vitit 2008

Ministria e Financave e Shqipërisë ka përgatitur me urgjencë draftin e amnistisë fiskale, i cili do të kalojë në komisionet parlamentare, pasi ka marrë mendimet e grupeve të interesit, nga biznesi deri tek politika.

Drafti publikohet sot në te përditshmen Gazetën Shqiptare. Kështu sipas nenit 18 të projektligjit, nga falja e detyrimeve fiskale parashikuar përfitojnë, në radhë të parë, të gjithë tatimpaguesit, ndaj të cilëve administratat tatimore nuk kanë detyrime për rimbursim të shumave, pavarësisht nga shkaku i këtij rimbursimi, apo kreditim të tatimeve.

Po kështu, falen të gjitha detyrimet tatimore të papaguara të individëve për periudhën tatimore deri më 31 dhjetor 2010, madje "fshihen" edhe detyrimet tatimore të papaguara, të tatimpaguesve persona juridikë, apo persona fizikë të regjistruar si subjekt i TVSH, që janë të evidentuara në regjistrat e administratave tatimore deri më datën 31 dhjetor 2008.

Pas 31 dhjetorit 2008, për subjektet me TVSH fillon pagesa e tarifave. /Telegrafi/