LAJMI I FUNDIT:

Facebook rrit fitimet

Facebook rrit fitimet

Facebook ka gjeneruar më shumë të ardhura nga reklamat nga tregjet jashtë vendit se sa nga Shtetet e Bashkuara gjatë tremujorit të parë të këtij viti, të cilat kanë përfshirë 51 për qind të totalit.

Sipas bordit drejtues të kompanisë, Azia mban rritjen më të shpejtë në botë të të ardhurave nga reklamat, me 57 për qind. Ndërsa Facebook ka raportuar rritje rajonale në përqindje, kjo është hera e parë që detajon shitjet e reklamave jashtë Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë si një përqindje në mbarë botën. Përveç reklamuesve aktualë, platforma më e madhe ne botë e mediave sociale po shqyrton tregjet ndërkombëtarë për rritje. Zëvëndëspresidentja e divizionit të marketingut global të Facebook, Carolyn Everson, deklaroi se 1 miliard konsumatorët e ardhshëm do të vijnë pikërisht nga këto vende.

Të ardhurat totale nga reklamat për tremujorin u rritën me 46 për qind në 3.3 miliardë dollarë. 51 për qind e të ardhurave totale nga reklamat që vijnë nga tregjet ndërkombëtare, pritet të jenë rreth 1.7 miliardë dollarë. Të ardhurat ndërkombëtare nga reklamat u rritën me 36 për qind nga viti i kaluar. Ndërkohë që Europa po rritet me ritme më të ngadalta se Shtetet e Bashkuara si treg i reklamave të Facebook, rajoni i Azisë së Paqësorit është në vëmendjen e kompanisë.


Edhe Google, nga ana tjetër, ka deklaruar se 57 për qind e të ardhurave vinin nga tregjet ndërkombëtarë në tremujorin e parë. Reklamat nga aparatet celularë përfaqësojnë më shumë se 70 për qind e të ardhurave nga reklamat për Facebook. Kompania po përfiton nga eksportuesit në Kinë, të cilët po i përdorin reklamat në përpjekje për të mbajtur kontakt me njerëzit jashtë vendit, dhe nga një fluks i financimeve kapitale në Indi, duke dhënë fonde nxitëse për reklamim.

Në Indi, transaksionet tregtare elektronike janë në rritje, dhe shumë po përdorin platfromën e rekalmimit të Facebook për të tërhequr konsumatorë të rinj. Kompania ka nisur metoda specifike të përshtatura për vendin si, optimizimi për videot dhe fotot për lidhjet e ngadalta në Indi, ku një produkt i quatur “missed call” ndihmon konsumatorët të shmangin tarifat e telefonatave. /Telegrafi/