[tag_tagmanagerringier]a Facebook i interesuar ta blejë kompaninë BlackBerry - Telegrafi - Telegrafi Facebook i interesuar ta blejë kompaninë BlackBerry - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Facebook i interesuar ta blejë kompaninë BlackBerry

Facebook i interesuar ta blejë kompaninë BlackBerry

Deri më tani është thënë se një numër i madh i kompanive janë të interesuara në blerjen e kompanisë kanadeze BlackBerry, duke përfshirë këtu edhe ish-shefin e kompanisë Mike Lazaridis, kompaninë Lenovo, John Sculley dhe jo vetëm.

Sipas WSJ, kësaj liste të gjatë të njerëzve të interesuar i është bashkëngjitur edhe rrjeti më i madh social në botë, Facebook.

Burimet e gazetës thonë se BlackBerry pati një takim me Facebook javën e kaluar për të diskutuar një marrëveshje të mundshme, dhe kompanitë tani janë duke e pritur datën 4 nëntor derisa të përfundohet procesi i vlerësimit të marrëveshjes mes Fairfax dhe BlackBerry.

Para pak kohësh Facebook ka provuar të hyjë në industrinë e telefonave të mençur me platformën Facebook Home dhe të pajisjet tjera të prodhuara në emër të Facebook, siç ishte rasti me kompaninë tajvaneze HTC, edhe pse këto modele nuk kanë pasur ndonjë popullaritet të theksuar.


BlackBerry ka rreth 2.6 miliardë dollarë para të gatshme dhe nuk ka borxhe, ndërsa kompania gjithashtu ka një portofolio të patentave e cila është vlerësuar të jetë me vlerë ndërmjet 1 dhe 3 miliardë dollarëve, dhe këto patenta mund të jetë me interes për Facebook.

Facebook ka qenë shumë e përqëndruar kryesisht në telefonat mobil dhe industrinë mobile në përgjithësi, dhe trafiku i rrjetit social nga pajisjet mobile është rritur ndjeshëm gjatë 12 muajve të fundit, dhe ndoshta fillimi i krijimit të telefonave të saj mobil do të ishte një hap i mirë për Facebook. / Telegrafi /