LAJMI I FUNDIT:

Fabregas luajti me këmbë të thyer ndaj Barcës?

Fabregas luajti me këmbë të thyer ndaj Barcës?

Mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, spekulohet të ketë hyrë i lënduar në ndeshjen ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, që do të thotë se nuk u lëndua pas duelit të tij me Puyolin.

The Sun pohon se ka paqartësi rreth kësaj çështjeje në Emirates, pasi që shumë mendojnë se Fabregas hyri me këmbë të thyer në sfidën kundër Barcelonës. Fakti që lëndimi është në vendin e njëjtë sikurse ai i marrë ndaj Birminghamit, rrit dyshimet se Fabregas mund të kishte qenë i lënduar më parë.

Arsene Wenger vendosi ta inkuadrojë atë në lojë pak para fillimit të ndeshjes, pasi Fabregas është stërvitur në mënyrë të veçantë. Strategut të Arsenalit do t’i mbetet të vërtetojë nëse ka pasur skanime me rezonancë magnetike para takimit çerekfinal. /Telegrafi/