LAJMI I FUNDIT:

Fabregas kërkon të largohet

Fabregas kërkon të largohet

Cesc Fabregas ka vendosur të largohet nga Arsenali, pas një zënke me presidentin Peter Hill-Wood.

Sipas The Mirror, pohimet e spanjollit se ai është “50-50” për qëndrimin tek Arsenali, ranë në ujë kur Hill-Wood ka thënë se Fabregas nuk do të mund të hynte në formacionin e Barcelonës, komente të cilat e kanë nervozuar mesfushorin.

“E dëshironi mendimin tim? Nuk jam i sigurt nëse ai do të futet në ekipin e tyre. A kanë nevojë ata për Fabregasin? Nuk jam i sigurt nëse kanë nevojë”, komentoi Hill-Wood kohë më parë.

Kjo deklaratë e presidentit e ka shtyrë Fabregasin të kërkojë me ngulm nga Arsene Wenger largimin, ndërsa kjo mbetet çështje kohësh edhe pse Hill-Wood po tregohet arrë e fortë në raport me Barcelonën. /Telegrafi/