LAJMI I FUNDIT:

Fabregas falënderon Xavin për asistin

Fabregas falënderon Xavin për asistin

Spanja ka shënuar nëntë fitore nga nëntë ndeshje në Grupin 5, ndërsa ‘viktima’ e fundit ishte Armenia, të cilën e mposhtën me rezultat 2-1.

Cesc Fabregas ishte njëri nga golashënuesit, mirëpo ai e konsideron meritor Xavin, i cili i asistoi te goli.

“Gjithmonë i konsideroj meritorë ata që më asistojnë. Me herët njerëzit thoshin se (unë dhe Xavi) nuk mund të luajmë bashkë, mirëpo ne i bëjmë fjalët në fushë”, ka thënë Fabregas.