LAJMI I FUNDIT:

Fabregas: Arsenali mund t’ia dalë pa mua

Fabregas: Arsenali mund t’ia dalë pa mua

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, thotë se topçinjtë mund ta mposhtin Barcelonën në Nou Camp në javën e ardhshme.

Cesc do të jetë jashtë fushe gjatë gjithë sezonit për shkak të një çarje në këmbë të pësuar në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ekipi mund t’ia dalë pa mua. Barcelona ka humbur lojtarë të mëdhenj si Puyol dhe Pique, andaj nuk mendoj se është njëjtë pa ta, pasi ata e lëvizin topin mirë dhe i japin siguri ekipit. Do të shohim. Do jetë vështirë, por mund t’ia dalim”, ka thënë Fabregas. /Telegrafi/