LAJMI I FUNDIT:

Fabiano: Dua të bëhem si Romario e Ronaldo

Fabiano: Dua të bëhem si Romario e Ronaldo

Sulmuesi i Brazilit, Luis Fabiano, ka përcaktuar qëllimet e tij për Botërorin e radhës, duke thënë se ai dëshiron të përsëris atë që bënë dy legjendat, Romario dhe Ronaldo (origjinali).

“Brazili duhet të fitojë Botërorin, çdo katër vite është e njëjta gjë. Jam gati për sfidën, unë dua t’i ndihmoj ekipit tim dhe të bëj atë që bënë Ronaldo e Romario”.

“Secili trajtohet njëjtë. Ky është principi i Dungas. Nuk ka përjashtime për të ashtuquajturit ‘yje’. Të gjithë janë të rëndësishëm dhe unë ndjej mbështetjen e të gjithëve”, tha Fabiano. /Telegrafi/