LAJMI I FUNDIT:

F1: Webber në pol-pozicion në Turqi

F1: Webber në pol-pozicion në Turqi

Ngasësi i Red Bull, Mark Webber ka arritur edhe te pol-pozicioni i tretë radhazi pasi ka realizuar kohën më të shpejtë në kualifikimet për Çmimin e Madh të Turqisë dhe do të niset i pari në garën e nesërme.

Gjermani, i cili udhëheq kampionatin, kaloi shtegun për 1 minutë e 26.295 sekonda, duke dalë para ish-kampionit, ngasësit të McLarenit, Lewis Hamilton, i cili po ashtu do të niset nga rreshti i parë (pozita e dytë).

Ngasësi tjetër i Red Bullit, Sebastian Vettel, ka përfunduar i treti dhe do të ketë në rreshtin e dytë kampionin në fuqi, Jenson Button, i cili siguroi që katër pozitat e para të pushtohen nga dyshja e skuterëve, Red Bull dhe McLaren.

Legjenda e kësaj gare, Michael Schumacher ka dalë i pesti duke mposhtur kolegun e tij te Mercedes, Nico Rosberg, që përfundoi i gjashti më i shpejti, kështu që Mercedes do të pushtojë reshtin e tretë. /Telegrafi/