LAJMI I FUNDIT:

Evra parashikon përballjen United-Real në LK

Evra parashikon përballjen United-Real në LK

Patrice Evra është i bindur se Manchester Unitedi do të përballet me Real Madridin në ndonjërin nga stadet e sivjetme të Ligës së Kampionëve.

“E di se do të ndeshemi me Real Madridin. Nuk mund ta shpjegoj pse, është vetëm një ndjenjë. Por mendoj se do të përballemi, madje ndoshta drejt në raundin tjetër”, ka thënë Evra.

Nëse parashikimi i mbrojtësit francez realizohet, atëherë dy gjigantët e futbollit do të ndeshen për herë të parë pas takimeve dramatike të vitit 2003, të cilin e fituan Mbretërit me rezultat të përgjithshëm 6-5.