Të dhënat zyrtare të eurozonës konfirmojnë për rritje të presionit të inflacionit në eurozonë, motiv shtesë për bordin e politikës monetare të Bankës Qendrore Europaine, për të shtrënguar politikën monetare. Të dhënat e zyrës europiane të statistikës Eurostat treguan se çmimet e prodhuesve u rritën në muajin mars në një hap më të madh nga pritshmëria të ndikuara kryesisht nga rritja e kostos së energjisë.
Sipas të dhënave të Eurostat çmimet e produktit përfundimtar në fabrikat e eurozonës u rritën në mars me 0.7 për qind në normë mujore dhe me 6.7 për qind në normë vjetore. Sondazhet e kryera me analistët e tregut paralajmëruan për rritje jo më shumë se 0.6 për qind në normë mujore dhe me 6.6 për qind në normë vjetore.
Në parim rritja e çmimeve nga prodhuesit, në rast se nuk absorbohet nga ndërmjetësit apo nga shitësit e pakicës, ajo transmetohet tek çmimet e konsumatorëve dhe për pasojë është një sinjal i fortë për rritej të presionit inflacionist. Banka Qendrore Europiane synon të ruajë një normë inflacioni pranë dhe jo më shumë se 2 për qind në termat afatmesëm.
Në muajin e kaluar kjo bankë rriti me 0.25 për qind në 1.25 për qind normën bazë të interesit për të kontrolluar rritjen e inflacionit konsumator me 2.8 për qind në normë vjetore për prillin kundrejt 2.7 për qind në muajin mars. Çmimet e prodhuesve u rritën në mars për shkak të çmimeve të energjisë që në këtë muaj u rritën kundrejt muajit shkurt me 1.9 për qind dhe në normë vjetore me 13 për qind. Duke përjashtuar inflacionin e paqëndrueshëm në energji dhe në ushqime, inflacioni thelbësor në prill u rrit në normë mujore me 0.2 për qind dhe në normë vjetore me 4.5 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj