LAJMI I FUNDIT:

Eurozonë, rriten çmimet e prodhimit

Eurozonë, rriten çmimet e prodhimit

Çmimet e produktit përfundimtar të fabrikave evropiane janë rritur në shkurt të ndikuara nga rritja e çmimeve të energjisë dhe statistika është publikuar në vigjilje të takimit të Bankës Qendrore Evropiane ku do të diskutohet mundësia e rritjes së normës bazë të interesit për herë të parë në tre vite.

Zyra evropiane e statistikës, Eurostat bëri të ditur se çmimet e prodhimit në 17 vendet anëtare të eurozonës u rritën në normë mujore me 0.8 për qind në shkurt dhe me 6.6 për qind në normë vjetore.

Çmimet e prodhimit ndikojnë direkt në rritjen e inflacionit vetën në rast se ato paguhen nga shitësit e pakicës. Ndërkohë të dhënat sugjerojnë për rritje të inflacionit përtej kufirit të Bankës Qendrore Evropiane që dëshiron inflacionin më pak dhe pranë kufirit të dy për qind në normë vjetore dhe në terma afatmesëm.

Javën e kaluar Eurostat raportoi se inflacioni për marsin u rritën në normë vjetore me 2.6 për qind kundrejt 2.4 për qind në shkurt. /Telegrafi/