LAJMI I FUNDIT:

Eurozona, masa për borxhet

Eurozona, masa për borxhet

Mbledhja e ministrave të Financave të Eurozonës përfundoi me një dokument në të cilin ata premtuan se, do të japin kredi më të lira, do të zgjasin kohën e maturimit të bonove dhe do të rrisin fleksibilitetin fondit të ndihmës. Për herë të parë ministrat nuk përjashtuan mundësinë e një falimentimi selektiv të Greqisë, si një formë për të rritur qëndrueshmërinë e borxhit grek.

Por dokumenti nuk përcakton asnjë afat kohor në realizimin e premtimeve. Ministrat gjithashtu nuk dhanë asnjë sinjal se ata kanë arritur një marrëveshje për mënyrën e përfshirjes së kreditorëve privatë në pagesën e kostos së paketës së dytë të ndihmës për Athinën.

Për këtë paketë ata përcaktuan një tjetër grup pune që do të propozojë të gjitha format financimit, si dhe mënyrat e reduktimit të kostos së borxhit, që vlerësohet të jetë 340 miliardë euro ose sa 160 për qind e ekonomisë. Në konferencën për shtyp kreu i EuroGrup-it Jean-Claude Juncker, tha se padyshim do ketë një përfshirje të sektorit privat dhe se marrëveshja do të mbyllet shumë shpejt. /Telegrafi/