LAJMI I FUNDIT:

Euromoney: ProCredit Bank banka më e mirë për 2011

Euromoney: ProCredit Bank banka më e mirë për 2011

Për të dytin vit me radhë revista prestigjioze mbi tregjet financiare në botë, Euromoney i ka dhënë ProCredit Bankës çmimin “Banka më e mirë në Kosovë 2011”.

Çmimet e Euromoney janë çmimet më prestigjioze në industrinë bankare në botë dhe u jepen bankave liderë dhe institucioneve financiare në më shumë se 100 vende të botës. Çmimet bazohen në performancën e shquar, cilësinë e shërbimeve të ofruara, idetë dhe praktikat e reja si dhe rezultatet e larta financiare.

Drejtori gjeneral i ProCredit Bank-ës në Kosovë Philip Sigwart ka mirëpritur çmimin. Ai tha se është një nder i madh të marrësh çmimin “Banka më e mirë”, kjo është meritë e punës së madhe të punëtorëve tanë si dhe besnikërisë së klientëve. "Ne e shohim këtë çmim si një motivim shtesë për të vazhduar ndërtimin e një institucioni solid i cili kontribuon në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Banka jonë është një shembull i qartë që një institucion me një vizion të fuqishëm zhvillimor në të njëjtën kohë mund të jetë edhe shumë i suksesshëm komercialist”, tha Sigwart. /Telegrafi/