Anglia

Anglia arriti të kualifikohej në Euro 2020 pasi ishte mjaftë e suksesshme në Grupin A, duke arritur shtatë fitore nga tetë ndeshje të zhvilluara.

Tre Luanët do të fillojnë Kampionatin Evropian shumë të motivuar, pasi luajnë në Wembley në fazat e grupeve, me stadiumin që do të ketë të pranishëm edhe një numër të limituar të tifozëve. Pas një paraqitje të mirë në Kupën e Botës, Anglia do të shpresojë të paktën të shkojë në gjysmëfinale të evropianit. Anglezët kanë një skuadër të re shumë të talentuar dhe kanë një ekip tejet ambicioz.

  • Lajmet e Fundit
  • Profili
  • Lojtarët

Ndeshjet e Anglisë në Grupin D

13/06: Anglia vs Kroacia (Londër)

18/06: Anglia vs Skocia (Londër)

22/06: Republika Çeke vs Anglia (Londër)

Faza kualifikuese

Rezultatet nga Grupi A: 8 ndeshje, 7 fitore, një humbje, asnjë barazim,  Goldallimi: 37-6

Golashënuesi më i mirë në fazën kualifikuese: Harry Kane (12 gola)

Klasifikimi më i mirë në histori

Kampionati Evropian: vendi i tretë (1968)

UEFA EURO 2016: Raundi 1/8 e finales, humbi 2-1 nga Islanda

Trajneri: Gareth Southgate

Katër turnetë e tij të mëdhenj si lojtar përfshinin Euro ’96 dhe humbja e famshme ndaj Gjermanisë në penallti në gjysmëfinale. Si trajner ai ka ndryshuar situatën përreth Anglisë, duke e udhëhequr ekipin në gjysmëfinale të Kupës së Botës në vitin 2018.

Lojtari kryesor: Harry Kane

Kapiteni i Anglisë ka shënuar 34 gola, derisa është një golashënues edhe krijues i shanseve për gol – siç shënoi 33 gola dhe bëri 17 asistime për Tottenhamin në të gjitha garat në edicionin 2020/21.

Lojtari që duhet shikuar: Jude Bellingham

Shfaqi potencialin e tij të madh në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester City, duke ofruar energji, fuqi, besim dhe një gol të mirë. Nëse Anglia kryeson Grupin D, mesfushori i Dortmundit do të festojë ditëlindjen e 18-të në 16-të skuadrat e fundit në Wembley.

A e dini se..

Gjatë rrugëtimit për në Euro, Anglia ka humbur vetëm dy nga 23 ndeshjet në Wembley nën udhëheqjen e Southgate – kundër Spanjës dhe Danimarkës.

Lista me 26 lojtarët e ftuar:

Portierë : Dean Henderson (Manchester United), Sam Johnstone (West Bromwich Albion), Jordan Pickford (Everton)

Mbrojtësit : Ben Chilwell (Chelsea), Conor Coady (Wolves), Reece James (Chelsea), Harry Maguire (Manchester United), Tyrone Mings (Aston Villa), Luke Shaw (Manchester United), John Stones (Manchester City), Kieran Trippier (Atletico), Kyle Walker (Manchester City)

Mesfushorët : Jude Bellingham (Dortmund), Phil Foden (Manchester City), Jack Grealish (Aston Villa), Jordan Henderson (Liverpool), Mason Mount (Chelsea), Kalvin Phillips (Leeds United), Declan Rice (West Ham), Bukayo Saka (Arsenal), Jadon Sancho (Dortmund)

Sulmuesit : Dominic Calvert-Lewin (Everton), Harry Kane (Tottenham), Marcus Rashford (Manchester United), Raheem Sterling (Manchester City)