LAJMI I FUNDIT:

Euro mbivlerësohet kundrejt lekut

Euro mbivlerësohet kundrejt lekut

Ero prek kuotat më të larta kundrejt lekut shqiptar javët e fundit. Në kursin e këmbimit valutor një euro është shkëmbyer me rreth 142 lekë ndërkohë që prej disa javësh ka pasur tendencë drejt rritjes.

Po ashtu edhe dollari amerikan ka pësuar rritje kundrejt lekut shqiptar dhe një dollar është shkëmbyer me rreth 98 lekë. Sipas specialistëve ky nivel i shkëmbimit të euros me lekun është mjaft negative dhe ka një sërë ndikimesh direkte.

Ndikimi i parë është në rritjen e kostos së kredive në këtë monedhë për ata që të ardhurat i kanë në lek dhe kredinë në euro. Rritja e euros gjithashtu, prek drejtpërdrejtë çmimet.

Pjesa më e madhe e kërkesave të konsumatorëve në vendin tonë për mallra përballohen nga importi. ë këtë mënyrë produktet të cilat vijnë nga importi shiten me çmim më të lartë se më parë.


Vitet e fundit euro ka qenë shkëmbyer në vlera mjaft të larta kundrejt monedhës Shqiptare dhe sipas specialistëve ndikim të ndjeshëm ka pasur edhe kriza ekonomike botërore. /Telegrafi/