LAJMI I FUNDIT:

EULEX-i përfundon bastisjet në PTK

EULEX-i përfundon bastisjet në PTK

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX, njoftoi të hënën se ka përfunduar bastisjet në tetë lokacione të Post Telekomit të Kosovës (PTK) përkitazi me çështje financiare dhe të korrupsionit, e që kishte të bënte me një licencë të telekomunikimit.

Gjatë këtyre bastisjeve, njësia ekzekutive e policisë së EULEX-it në bashkëpunim me Task Forcën Anti-Korrupsion të Policisë së Kosovës kanë marrë me vete dokumente dhe kompjuterë.

Dokumentet dhe informatat e mbledhura gjatë bastisjeve do të analizohen me kujdes nga prokurorët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës së bashku me hetuesit e policisë.

Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it.


Këto hetime janë duke u zhvilluar nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale. /Telegrafi/