LAJMI I FUNDIT:

EULEX-i dhe Doganat konfiskojnë shuma të mëdha parash

EULEX-i dhe Doganat konfiskojnë shuma të mëdha parash

Në javët e fundit Njësitë Mobile të Komponentës Doganore të EULEX-it që punojnë së bashku me Doganën e Kosovës në kalimet kufitare të Kosovës, Aeroport të Prishtinës, Mitrovicë dhe në terminalet e tjera kanë arritur një varg suksesesh në aktivitetet e tyre kryesore që janë monitorimi, dhe këshillimi i Doganës së Kosovës.

Monitorimi Mentorimi dhe Këshillimi nga ana e Komponentës Doganore të EULEX-it ka për qëllim forcimin dhe asistimin e Doganës së Kosovës për të arritur përdorimin e praktikave më të mira të BE-së.

Të arriturat e fundit të Komponentës Doganore të EULEX-it së bashku me Doganën e Kosovës ka rezultuar me zbulimit dhe konfiskimin e një sasie të madhe parash.

“Më 28 mars janë zbuluar 13 mijë, ndërsa me 29 mars janë zbuluar 18 mijë e 465 euro tek udhëtarët e ndryshëm në Aeroportin e Prishtinës që ishin duke udhëtuar për në Stamboll. Kjo ka rezultuar me gjobat përkatëse të shqiptuara prej 3250 euro dhe 4616 euro. Në të dy rastet, Njësia Mobile e Komponentës Doganore të EULEX-it ka kërkuar nga stafi i Doganës së Kosovës që të kontrollojë udhëtarët që dalin jashtë”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.


Po ashtu, më 24 mars janë ndaluar disa udhëtarë ndaluar pasi kishin shkelur të Drejtën e Pronësisë Intelektuale në Aeroportin e Prishtinës mallrat luksoze të falsifikuara të importuara nga Kina duke përfshirë këpucë, veshje, çanta krahu dhe rripa që kishin vlerën 10.491 euro, si dhe mallrat dhe gjësende të tjera. /Telegrafi/