LAJMI I FUNDIT:

Etoo: Nuk do të festoj nëse shënoj në Camp Nou

Etoo: Nuk do të festoj nëse shënoj në Camp Nou

Sulmuesi kamerunas Samuel Eto’o thotë se ai nuk do të festojë nëse eventualisht shënon në Camp Nou të martën takohen kur Interi dhe Barcelona.

Eto’o gjatë verës së kaluar ishte pjesë e transferimit nga Barcelona në Inter, që lejoi në drejtim të kundërt të lëvizë Zlatan Ibrahimovic.

“Më mungon Camp Nou. Atje kam kaluar shumë më shumë kujtime të mira se të këqija. Shpresoj se do të rikthehem me gëzim, pasi kur shkova në Inter nuk besoja se ndonjëherë do të luaj në Camp Nou”, ka thënë Eto’o.

“Kurrë nuk do të festoj gol në Camp Nou. Puna ime është të shënoj gola, por nuk do t’i festoj ato në këtë stadium”, ka shtuar sulmuesi./Telegrafi/