LAJMI I FUNDIT:

Eto’o: Afrika gati ta fitojë Botërorin

Eto’o: Afrika gati ta fitojë Botërorin

Sulmuesi i Kamerunit, Samuel Eto’o, i ka thënë shtypit se ai beson që përfaqësueset afrikane janë të gatshme t’i bashkohen elitës së futbollit botëror, ashtu që mund ta fitojnë Kampionatin e sivjetmë Botëror.

Asnjë vend afrikan nuk e ka fituar ndonjëherë këtë garë, ose të ketë kaluar më lart se çerekfinalet, por këtë herë kompeticioni zhvillohet në ‘kontinentin e zi’.

“Vendet afrikane janë të gatshme ta fitojnë Botërorin. Shpresoj se bota është në gjendje ta pranojë këtë. Është një rast i mirë për të treguar se Afrika nuk është vetëm varfëri dhe sëmundje”, theksoi Eto’o për Cameroon Tribune. /Telegrafi/