Ndonëse kanë kaluar tre muaj që kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Kosovë, partitë që dolën të para në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për bashkëqeverisje, për ta jetësuar votën e qytetarëve.
Pas disa takimeve ndërmjet krerëve të dy partive, Albin Kurtit të LVV-së dhe Isa Mustafës të LDK-së, ende nuk kanë rënë në ujdi për bashkëqeverisje, ndonëse pritjet e qytetarëve kësaj radhe kanë qenë për arritje më të shpejtë të koalicionit.
Edhe në takimin e djeshëm ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të VV-së, Albin Kurti, pas ftesës së tretë nga Thaçi, lideri i VV-së nuk ia propozoi emrin për mandatarin e qeverisë së re.
Ky veprim i Kurtit, duke se e shtyu presidentin t’i japë atij ultimatum prej 48 orësh për t’ia dhënë emrin e mandatarit të ri, shkruan Telegrafi.
Pas këtij takimi, Thaçi, ka shkruar edhe në llogarinë e tij në Twitter.
Ai tha se Kurti më në fund shkoi në zyrën e tij për të bërë hapin kushtetues të kërkimit të mandatit për kryeministër, por për fat të keq nuk e bëri një gjë të tillë.
“Sot, kryetari i partisë së parë të dalë nga zgjedhjet parlamentare të tetorit, z. Kurti, më në fund erdhi në zyrën time për të bërë hapin kushtetues të kërkimit të mandatit për kryeministër. Për fat të keq, ai nuk e bëri një gjë të tillë. Tani jemi shumë vonë për formimin e qeverisë”, ka shkruar Thaçi në Twitter, transmeton Telegrafi.
Sipas Thaçit, Kurti mund të tentojë të krijojë vonesa, por ky është rrezik i panevojshëm për krizë kushtetuese.
Edhe lideri i LVV-së ka folur për takimin me Thaçin, duke sqaruar pse ka zgjatur takimi shumë shkurt.
I pari i LVV-së, ka thënë se ky takim ishte konsultativ dhe pa efekte juridike.
Kurti ka thënë se mund të takohet prapë me Thaçin, por që do të jenë takime institucionale që nënkupton Kurti në pozitën e kryeministrit e Thaçi në pozitën e presidentit.
Lideri i LVV-së, pavarësisht rrethanave të fundit të krijuara dhe deklaratave se ai ka kërkuar takim me liderin e LDK-së po nuk i është mundësuar, ai ka dhënë emrat e LVV-së për ministra në kabinetin e ardhshëm qeveritar në rast arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK-në.
Kurti ka thënë se qytetarët kanë votuar për ndryshim dhe LDK ka mundësinë unike për ta dëgjuar zërin e tyre.
Megjithëkëtë, zyrtar të LDK-së kanë se hapat e njëanshëm të marrë nga Lëvizja Vetëvendosje kanë dëmtuar procesin e bisedimeve me LDK-në për arritjen e një koalicioni, por sipas tyre, LDK do të bëjë përpjekje deri ne fund që të arrijë një marrëveshje me VV-në.
Duket se në mungesë të pjekurisë politike edhe kësaj radhe duhet ndërhyrja e ndërkombëtarëve për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania