LAJMI I FUNDIT:

Erozioni do të mund të gëlltisë bregun rumun

Erozioni do të mund të gëlltisë bregun rumun

Përfaqësuesit zyrtarë rumunë paralajmëruan se plazhet e Detit të Zi do të mund të zhduken gjatë 20 viteve të ardhshme, si pasojë e errozionit.

Sipas institutit rumun për hulumtimin e detit, gjatë 45 viteve të fundit janë zhdukur 2.200 hektarë plazhë, ndërsa në periudhën e njëjtë nga rëra e freskët janë formuar vetëm 70 hektarë.

Instituti u bëri thirrje autoriteteve që po ashtu të marrin masa, me qëllim që Rumania të mos mbetet pa plazha në bregun e Detit të Zi, duke shtuar se penda në portin Sulina, parandalon shtrirjen natyrore të rërës, ndërsa errozioni në mënyrë plotësuese përforcohet me stuhitë e dimrit.

Më i kërcënuar është bregu verior i Rumanisë, ku gjendet pushimorja e njohur Mamaja, ndërsa gjatë viteve të fundit në mënyrë të konsiderueshme është ulur numri i turistëve në vend.