LAJMI I FUNDIT:

Eriksson: Ëndrra ime është të drejtoj Liverpoolin

Eriksson: Ëndrra ime është të drejtoj Liverpoolin

Ish-menaxheri i Manchester Cityt, Sven Goran Eriksson, ka shprehur publikisht dëshirën për të drejtuar Liverpoolin.

Kjo deklaratë e ish-përzgjedhësit të kombëtares angleze vjen shumë shpejt pasi Rafa Benitez u largua nga Anfield, duke e lënë karrigen e lirë për menaxher të ri.

“Kam qenë fans i Liverpoolit gjithë jetën time. Kurrë nuk e kam thënë këtë kur kam qenë në detyrë me Anglinë, pasi nuk kam menduar se është e drejtë. Kam qenë i befasuar kur dëgjova se Rafa Benitez është larguar”.

“A do të doja të jem menaxher i Liverpoolit? Është ëndërr e çdo menaxheri të drejtojë Liverpoolin”, ka thënë Eriksson, i cili aktualisht është në drejtim të kombëtares së Bregut të Fildishtë për Kupën Botërore, Afrika e Jugut 2010. /Telegrafi/