LAJMI I FUNDIT:

Eriksson: City mund ta fitojë Ligën Premier

Eriksson: City mund ta fitojë Ligën Premier

Ish-trajneri i Manchester Cityt, Sven-Goran Eriksson, është i mendimit se ‘pasanikët’ do ta fitojnë Ligën Premier në një të ardhme të afërt.

“A mund ta fitojë ligën? Pa dyshim që po. Kuptohet, do të ishte e veçantë po ta fitonin”.

“Në futboll nuk i dihet. Megjithatë, këtë sezon nuk mendoj se do të ndodhë. Mirëpo, herët a vonë (City) do ta fitojë ligën”, ka thënë suedezi për “The Daily Mirror”.