LAJMI I FUNDIT:

Erdogan “vë nën kontroll” gazetën Hürriyet

Erdogan “vë nën kontroll” gazetën Hürriyet

Grupi më i madh mediatik turk Dogan Holding, i cili është kritik ndaj Ankarasë zyrtare, ka shitur gazetën Hürriyet, CNN Turk dhe Kanal D te konglomerati proqeveritar.

Kjo mund të forcojë mbështetjen mediatike për presidentin Recep Tayyip Erdogan, shkruan New York Times.


Përfaqësuesi i blerësit, Dmiroren Holding, ka konfirmuar blerjen për agjencinë Reuters, duke mos bërë të ditur shumën e transaksionit.

Themeluesi i Dogan Holding është Ajdin Dogan, pjesëtar i establishmentit sekular në Turqi, kompaninë e të cilit Erdogan disa herë e kishte kritikuar për shkak të sulmeve ndaj Partisë të Drejtësisë dhe Zhvillimit, e cila udhëheq me pushtetin. /kp/Telegrafi/