LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Turqia po negocion me Gjermaninë për prodhimin e përbashkët të vaksinave

Erdogan: Turqia po negocion me Gjermaninë për prodhimin e përbashkët të vaksinave

Turqia është në bisedime me Gjermaninë për prodhimin e përbashkët të një vaksine të re të coronavirusit, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në Stamboll.

“Në negociatat tona me Gjermaninë, është gjithashtu çështja e prodhimit të përbashkët të vaksinës. TUBITAK (Këshilli Shkencor dhe Teknologjik i Kërkimit Turk) vazhdon të punojë për këtë çështje”, u citua Erdogan.

Javën e kaluar, Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca tha se vendi i tij dhe firma gjermane BioNTech kishin arritur një marrëveshje që 550 mijë doza fillestare të vaksinës Pfizer-BioNTech do të dërgohen në vend më së voni në fillim të vitit 2021, raporton aa.


Koca tha se 4.5 milionë doza të vaksinës do të dërgohen në Turqi deri në fund të marsit të 2021, sipas marrëveshjes. Turqia mund të ketë qasje në 30 milionë doza si pjesë e marrëveshjes, shtoi ai.

Presidenti Erdogan theksoi se Turqia ka bërë përparim në prokurimin e vaksinave, duke shtuar se rreth tre milionë doza janë dorëzuar në vend dhe se këto përpjekje do të vazhdojnë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Kalo në kategori