LAJMI I FUNDIT:

Epilogu i Superkupës evropiane, 12 persona të arrestuar për mashtrim me bileta

Epilogu i Superkupës evropiane, 12 persona të arrestuar për mashtrim me bileta
Foto: Arkiv

Edhe pse më herët organet e rendit dhe gjyqësore lëshuan paralajmërime për mashtrime që mund të bëhen me biletat e Superkupës së Evropës, në Shkup përsëri është blerë dhe shitur bileta ku çmimi në tregun e zi ka qenë dhjetëfish më i shtrenjtë se çmimet e caktuara nga UEFA.

Para dhe pas ndeshjes janë arrestuar 12 persona të përzier në shit-blerjen e biletave. Shtatë persona janë shtetas të huaj ndërsa pesë janë qytetarë të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Dy anglezë të moshës 44 dhe 33 vjeçare janë munduar të shesin bileta origjinale për shtetasit 21 dhe 25 vjeç nga Ukraina. Në vend se të shohin lojën ata janë vendosur prapa grilave në stacionin policor Karposh.


Edhe dy qytetarë të Maqedonisë janë kapur duke tentuar të ri-shesin bileta tek 3 persona tjerë nga Maqedoni.

Në këtë ”lojë” janë përfshirë edhe rus, serb dhe spanjoll.

Ndërsa, një maqedonas dhe një shtetas i Bullgarisë janë arrestuar për shitje të materialeve të brenduara me shenjat e ekipeve garuese.

Përndryshe, dje në Shkup është luajtur finalja e Superkupës evropiane ku janë përballur Real Madrid dhe Manchester United. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori