LAJMI I FUNDIT:

“Emirates” porosit 32 Airbus të rinj

“Emirates” porosit 32 Airbus të rinj

Kompania ajrore e Dubait, "Emirates" ka porositur pranë kompanisë "Airbus" plot 32 avionë model A380, me një vlerë të përgjithshme prej 11.5 miliardë dollarë.

Lajmi u bë i ditur sot nga administratori i EADS (Kompania Evropiane Aeronautike e Mbrojtjes dhe Hapësirës), Tom Enders, në një konference për shtyp gjatë hapjes të sallonit ndërkombëtar të aeronautikës (Ila).
Marrëveshja u nënshkrua sot nga sheiku Ahmed Bin Saeed Al-Maktoum dhe Enders, me praninë e kancelares gjermane Angela Merkel.