LAJMI I FUNDIT:

EL: Liverpooli vazhdon garën

EL: Liverpooli vazhdon garën

Liverpooli ishte nikoqir i skuadrës franceze Lille për të zhvilluar ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Europa League, e cila përfundoi me rezultat 3-0 në favor të Të Kuqve.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Francë i takoi ekipit Lille që fitoi 1-0, ndërsa pas ndeshjes së dytë, kualifikohet Liverpooli me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Kapiteni Steven Gerrard kaloi Redsat në epërsi nga pika e bardhë (9’), ndërsa Fernando Torres dyfishoi rezultatin në fillim të pjesës së dytë (49’).

Ishte sërish spanjolli Torres, lojtari që i shoi shpresat e mysafirëve për kualifikim eventual, pasi që në minutën e fundit të kohës së rregullt shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Liverpoolin.


Në ndeshjen tjetër të zhvilluar ndërmjet Anderlecht dhe Hamburg u shënuan shtatë gola, me ç’rast skuadra belge fitoi me rezultat 4-3. Mirëpo përkundër kësaj fitore, Anderlechti u eliminua, pasi që në ndeshjen e parë Hamburgu fitoi me rezultat 3-1, kështu që ekipi gjerman kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 6-5. /Telegrafi/