LAJMI I FUNDIT:

EL: Liverpool kundër Benficas

EL: Liverpool kundër Benficas

Liverpoli do të përballet me ekipin portugez Benfica, ndërsa Valencia do të ketë rival Atletico Madridin në çerekfinale të Europa League.

Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës vendosi edhe për ndeshjet gjysmëfinale, ashtu që fituesi nga sfida e parë, Liverpool-Benfica, do të përballet me fituesin e derbit spanjoll, Valencia-Atletico Madrid.

Fulhami, që eliminoi Juventusin nga 1/8 e finales, do të ketë edhe një sfidë të vështirë, pasi do të përballet me kampionin e Gjermanisë, Wolfsburg. Fituesi i kësaj sfide do të përballet me ekipin që do të triumfojë nga çerekfinalja tjetër, ajo mes gjermanëve të Hamburg dhe belgëve të Standard Liege.

Ndeshjet e para do të luhen më 1 prill, ndërsa të dytat më 8 prill. Finalja e Europa League këtë vit do të zhvillohet në Hamburg, më 12 maj./Telegrafi/