LAJMI I FUNDIT:

El Ghazi fiton gjyqin ndaj klubit të Bundesligës – ai do të dhurojë gjysmë milioni euro për fëmijët në Gaza

El Ghazi fiton gjyqin ndaj klubit të Bundesligës – ai do të dhurojë gjysmë milioni euro për fëmijët në Gaza

Futbollisti holandez me prejardhje marokene Anwar El Ghazi ka fituar një çështje gjyqësore kundër skuadrës gjermane të Bundesligës, Mainz, me këta të fundit që duhet ta paguajnë 500 mijë euro, ndërsa këto para ai ka thënë se do t’i dërgojë për të ndihmuar fëmijët në Gaza.  

Në mesin e korrikut, holandezi fitoi një çështje gjyqësore kundër Mainzit, të cilët e pushuan nga puna pas postimeve të tij në rrjetet sociale në të cilat ai mbështeti palestinezët në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit. 

Mainz fillimisht e pezulloi El Ghazin dhe më pas e ndërpreu kontratën e tij në nëntor pas postimeve të tij në mediat sociale. Sulmuesi holandez me rrënjë marokene tha se nuk mund të heshtë, duke shtuar se nuk ka asnjë justifikim për vrasjen e mijëra fëmijëve në Gaza. 


Holandezi ngriti një padi dhe gjykata vendosi në favor të tij. Mediat gjermane bënë të ditur se Mainz duhet t’i paguajë pagën e nëntë muajve të fundit, në shumën totale prej 1.7 milion euro.  

Gjysmë milioni El Ghazi do të dhurojë për fëmijët në Rripin e Gazës. 

E përkrahi Palestinën dhe Mainzi e largoi: Gjykata gjermane i jep të drejtë futbollistit dhe klubi i detyrohet atij miliona euro
Lexo po ashtu E përkrahi Palestinën dhe Mainzi e largoi: Gjykata gjermane i jep të drejtë futbollistit dhe klubi i detyrohet atij miliona euro

“Dua të falënderoj Mainzin për dy gjëra. Së pari, për një pagesë të konsiderueshme financiare, nga të cilat 500 mijë euro do të shkojnë për financimin e projekteve për fëmijët në Gaza”.

“Së dyti, pas tentimeve për të më heshutr, ata bën që zëri im të dëgjohet edhe më shumë për të shtypurit dhe dhunën në Gaza”, ka shkruar ai në platformën X. 

El Ghazi do të vazhdojë karrierën në Cardiff City të Uellsit, ndërsa gjatë karrierës ka luajtur edhe për Ajax, Lille, PSV, Aston Villa dhe Everton. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Kalo në kategori