LAJMI I FUNDIT:

EL: Atletico Madrid në çerekfinale

EL: Atletico Madrid në çerekfinale

Atletico Madridi ka arritur të sigurojë kualifikimin për në çerekfinale të Europa League, pasi barazoi 2-2 si mysafir i Sportingut të Lisbonës.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Vicente Calderon përfundoi me barazim pa gola, dhe duke parë barazimin 2-2 në ndeshjen e dytë, për shkak të golave si mysafir, Atletico Madridi vazhdon garën në Europa League.

Sergio Aguero hapi serinë e golave me të filluar takimi për 0-1 (3’), ndërsa sulmuesi vendas Liedson barazoi rezultatin, për të kthyer në lojë portugezët e Sporting (19’).

Ishte përsëri Aguero që shënoi, kësaj radhe u përkujdes për golin e dytë në takim për spanjollët (33’).


Në fund të pjesës së parë, mbrojtësi Polga barazoi rezultatin (45’) për t’i dhënë shpresë tifozëve vendas për një kualifikim të mundshëm.

Sidoqoftë, Sportingu nuk arriti të shënojë golin e fitores dhe si pasojë eliminohet nga gara e dytë më e madhe evropiane për klube, Europa League. /Telegrafi/