LAJMI I FUNDIT:

Eksporti në botë rritet për 27 për qind

Eksporti në botë rritet për 27 për qind

Eksporti në botë është rritur për 27 për qind për një vit, kryesisht falë kërkesës së madhe në Azi dhe të çmimeve të lëndëve të para, bëri të ditur Organizata Botërore e Tregtisë (OBT).

Eksporti po ashtu shënoi rritje prej 24 për qind, shtohet në informatën e publikuar në internet faqen e OBT-së.

Në përgjithsi, shkëmbimi tregtar gjatë tre muajve të fundit është rritur për 25 për qind. Pas vitit të errët 2009, kur rritja e tregtisë botërore rra për 12.2 për qind, OBT pa dritë në fund të tunelit për vitin rrjedhës.

Në bazë të parashikimit për rritje të Bruto Prodhimit Vendor prej 2.9 për qind në vitin 2010, OBT parashikon edhe rritjen e tregtisë për 9.5 për qind.


Megjithatë, doemos duhet pritur deri në fund të vitit 2011 që të tejkalohet kriza e aktivitetit tregtar të vitit 2008, qëndron në parashikimet e fundit të Organizatës Botërore të Tregtisë të bërë nga fundi i muajit të kaluar.