LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët kundër subvencionimit të KEK-ut

Ekspertët kundër subvencionimit të KEK-ut

Subvencioni i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) që nga pas lufta e këndej në shuma të mëdha të parave nga buxheti i shtetit, sipas ekspertëve të ekonomisë i ka ardhur fundi. Ata thonë se me këto subvencionime që po i bënë Qeveria, qytetarët po paguajnë dy herë energjinë elektrike.

Edhe pse Korporata Energjetike e Kosovës ka marrë 124 milionë euro si subvencione nga qeveria, furnizimi me energji elektrike nuk është ende stabil. Zyrtarë të kësaj korporate kanë thënë se ata edhe gjatë këtij viti do të kërkojnë para nga qeveria.

Ndërsa, si mundësi e mirë për të mos subvencionuar shihet ngritja e kapaciteteve të reja energjetike.

Sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi tha për Telegrafi se me gjithë subvencionimet buxhetore dhe kredidhënien buxhetore për investime të mëdha kapitale KEK-u nuk ka arritur ende stabilizim në furnizim. “Ky është një tregues që ne duhet të jemi shumë të shpejtë në ngritjen e kapaciteteve të reja energjetike për shkak se ndërhyrjet në KEK nuk po japin efektin e duhur”, tha Rukiqi.


Sipas tij, në të njëjtën kohe stabiliteti financiar i kësaj kompanie do të arrihet vetëm me privatizim të pjesshëm apo të plotë të kompanisë që do të ndikonte në rritje të performancës dhe të njëjtën kohe zvogëlim të barrës buxhetore që ka buxheti i Kosovës për këtë kompani.

Në anën tjetër, Lumir Abdixhiku nga Instituti “Riinvest” tha për Telegrafi.com se KEK-u në vazhdimësi ka qenë një barrë e rëndë buxhetore për kosovarët. Sipas tij, subvencionimi i kësaj ndërmarrje publike ka qenë domosdoshmëri e kohës, por ai thotë se “është e drejtë të thuhet se kosovarët e paguajnë dy herë energjinë elektrike, një herë nëpërmjet faturave të rregullta dhe herën tjetër nëpërmjet kontributeve tatimore”.

“Privatizimi do të gjeneronte edhe kapacitete të reja prodhuese që do të kishin një sërë efektesh ekonomike, me theks të veçantë rritjen e eksportit dhe përmirësimin e bilancit të rëndë tregtar”, theksoi Abdixhiku.

Ndryshe, KEK-u përballet edhe me borxhe të mëdha. Aktualisht, vlera e borxheve të konsumatorëve është mbi 350 milionë uro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Konferenca Ndërkombëtare për

Konferenca Ndërkombëtare për "Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike" po mbahet në Prishtinë

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori