LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët: Ekzekutimi i kolateralit ul kreditë e këqija

Ekspertët: Ekzekutimi i kolateralit ul kreditë e këqija

Ekzekutimi i kolateralit për klientët që nuk kthejnë kreditë konsiderohet nga ekspertët si një faktor kyç për të ulur nivelin e kredive të këqija. Të dhënat e bankës tregojnë se në fund të muajit maj, ekzekutimi i kolateralit është kryer në masën 15.6 për qind, çka, sipas tyre, do të ndikonte edhe në uljen e normave të interesit jo vetëm për kreditë, por edhe shërbime dhe produkte të tjera që ofrojnë bankat për qytetarët.

“Një përqindje e lartë e kredive të pakthyera në afat brenda sistemit bankar do ti shtonte sistemit bankar një barë më të madhe, përsa i përket kostove të tij operacionale, të cilat në mënyrë indirekte do të shkarkonin presionin e tyre final tek konsumatori. Ekzekutimi sa më i shpejtë i kolateraleve, pra i atyre praktikave për të cilat bankat tashmë po bëjnë vite që kanë depozituar dosjet përkatëse në gjykata. Pra, është kyc, qenia sa më fleksibël nga ana e gjykatave në drejtim të mbylljes së të gjithë procedurave”, tha eksperti i sistemit bankar, Elvin Meka, raportoi BW.

Gjithsesi, për ekpertët, rritja e portofolit të kredive të këqija nuk prek likuiditetin e sistemit bankar për të financuar ekoniminë, por vetëm ngushton fitimin e bankave.

“Ajo që mbetet për t’u përcaktuar ose për t’u thënë pa i rënë këmbanës së alarmit, është se teknikisht kreditë e këqija përvigjënohen nga ana e bankave, duke sakrifikuar një pjesë të fitimit të tyre. Pra, nuk është se ritmi i lartë, ose norma 14-15% e kredive do t’i cojë bankat në mungesë likuiditeti, kjo nuk është e vërtetë. Bankat në Shqipëri janë likuide, me një normë të kënaqshme likuiditeti”, theksoi ekperti.


Një ditë më parë, Ministri i Financave Ridvan Bode dhe guvernatori Ardian Fullani, kërkuan ekzekutimin e kolateraleve në rastin e moskthimit të kthimit të kredive me argumentin se nuk cënohet vetëm sistemi bankar, por e gjithë ekonomia e vendit./Telegrafi/